10 nga kufijtë më mahnitës në botë
Foto që shihni më poshtë shënon ndoshta kufirin më të çuditshëm në këtë top-listë. Është qyteti i Baarle i cili ndodhet pikërisht në vijën që ndan Holandën [majtas] nga Belgjika [djathtas].
Pse të mos shijoni një filxhan çaj në një vend dhe një ëmbëlsirë në tjetrin?
2.Norvegjia dhe Suedia
Vija e shpyllëzuar që shënon kufirin midis dy vendeve, Norvegjisë dhe Suedisë, krijon një rrugë të shkëlqyer për automobilistët.
3.Argjentina dhe Brazili
Ujëvarat Iguazu variojnë nga 60 në 80 metra të larta, por pjesërisht shtrihen përgjatë kufirit të Argjentinës dhe Brazilit.
4.Shtetet e Bashkuara dhe Meksika
Mbrojtja kufitare e SHBA-së e ka mbajtur tokën e tyre në kufirin e Meksikës [djathtas] si një djerrinë, në mënyrë që të ndihmojë në ndalimin e imigracionit të paligjshëm.
5.Afganistani dhe Pakistani
Siç mund të shihet më lart, një ushtar amerikan qëndron në rojë jashtë Torkham Gate, një nga pikat kryesore kufitare midis vendeve të goditura kohët e fundit nga lufta.
6.Italia dhe Zvicra
Përgjatë kufirit të Italisë dhe Zvicrës lart në alpe ndodhet një kasolle e vetme e përdorur si qendër kërkimore për zonat me temperatura tejet të ulëta.
Ndërtesa unike mund të arrihet vetëm në këmbë dhe u ndërtua për herë të parë nga Mbretëresha e Italisë në 1893.
7.Egjipti dhe Izraeli
Ndërsa duket thjesht si një vijë imagjinare e vendosur në hartë, kufiri midis Egjiptit [majtas] dhe Izraelit [djathtas] shihet qartë edhe nga hapësira.
8.Nepali dhe Kina
Mali Everest ndodhet pikërisht në kufirin e Nepalit dhe Kinës duke e bërë atë një nga kufijtë më të lartë ndërkombëtarë që ekziston.
9.Spanja dhe Maroku
Ashtu si kufiri meksiko-amerikan, Spanja ngriti një gardh të gjatë për të mbajtur jashtë vendit emigrantët e paligjshëm që udhëtonin përmes Marokut.
10.Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut
E vendosur brenda zonës së çmilitarizuar midis dy vendeve, ky është ndoshta një nga kufijtë më të ruajtur në këtë listë.