Luiz Ejlli gjen mënyrën si Antoneta të mos largohet nga shtëpia e Big Brother/ “Lidhu me Shpatin”

Bisedat për nominimin janë të zakonshme në shtëpinë e Big Brother VIP. Së fundmi, Luiz Ejlli ka ngacmuar Antonetën që është në televotim duke i thënë se mund të shpëtojë nga largimi vetëm nëse lidhet me një djalë.




Duke qenë se opsionet janë shumë të pakta, Luizi i sugjeroi Antonetës që të lidhet me Shpatin.

“Domethënë me u lidh me dikë brenda ti thu se ecën? Po me kë do lidhesh, lidhu me Shpatin”, tha Luizi.




Komenti i tij u shoqërua me të qeshura mes të gjithë banorëve. Bashkë me Antonetën, në nominim janë Shpati, Luizi dhe Elvisi, njëri prej të cilëve do lërë shtëpinë të shtunën.

Author: morevesh