“Po të mos ishe e dashura ime, tani do ishe në shtëpi”. Kështu iu përgjigj Luiz Ejlli Kiara Titos, kur kjo e fundit e pyeti: “Nëse nuk do isha e dashura jote, si do silleshe me mua?”.
Banorët që ishin jashtë në oborr po bisedonin se kush mund ta fitonte “Big Brother VIP” dhe Luizi tregon kur Kiara i thotë ‘a mund ta fitoj BB VIP unë?”.
“Ka filluar me ma futur frikën. Kur nuk kam qenë hiç e fokusuar te kjo, kam qenë duke u marrë me banorët e tjerë dhe më del kjo e më thotë ‘do ta fitoj unë’, ma hoqi trurin. Kësaj as nuk kam as ça ti bëj”, tha Luizi.
Kujtojmë se ky i fundit herë pas here u thotë banorëve se ai do jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Madje edhe gjashtë banorëve të rinj që hynë të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk ua kurseu këtë fjali.