Varianti anglez i koronavirusit dyshohet të jetë prezent në ShBA që nga tetori

I ashtuquajturi variant anglez i Covid mund të ketë qenë i pranishëm në ShBA që nga tetori dhe tashmë është përhapur gjerësisht.

Një fakt i tillë raportohet nga mediat amerikane, të cilat specifikojnë se hetimet mbi sekuencën e gjenomit janë ende duke u zhvilluar, pas zbulimit të të paktën tre rasteve të pretenduara.

Rezultatet pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

Zbulimi ngre pyetjen se ku ndodhi ndryshimi i virusit, pa përjashtuar Shtetet e Bashkuara ose vendet e tjera.

Author: admin