Përfshihet nga flakët lokali i Fifit/ Këngëtarja publikon videon

Flakët e zjarrit kanë përfshirë lokalin në Tiranë të këngëtares Filloreta Raçi. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Fiffi, e cila përmes një postimi në “Instagram” ka treguar se një nga ambientet e lokalit ka marrë zjarr.




Me një video në “InstaStory”, ajo ka publikuar tualetin e lokalit i cili kishte marrë zjarr. Fatmirësisht flakët e zjarrit nuk janë përhapur në pjesën tjetër të lokalit, duke bërë që dëmet mos jenë të mëdha.

“Na kaploi syri i keq”, shkruan Fifi krah videos.

Ndërkohë kujtojmë që jo më larg se dje këngëtarja zbuloi gjininë e bebit të saj. Ajo ka treguar se do të bëhen prindër të një djali.



 

 

Author: morevesh