“Funny” për spektaklin, por “dhunë psikologjike” për vajzën! Komenti i Einxhel Shkirës për hyrjen e Sabianit në “BBV”

Hyrja e Sabianit në “Big Brother Vip” solli shumë reagime e diskutime, pasi këngëtari nuk u fut thjesht për të takuar vajzën e tij, Keisin, por për të qëndruar si konkurrent në shtëpi.




Moderatorja Einxhel Shkira, gjithashtu ish-banore e edicionit të parë ku ishte edhe Sabiani, e ka cilësuar gjithë situatën “për të qeshur” për spektaklin, por “shembullin më të gabuar” për shoqërinë.

Nga ana tjetër, Sabiani nuk ka ngurruar ta shprehë pakënaqësinë e tij për romancën mes Keisit dhe Kristit, gjatë bisedave me banorët e tjerë.

”Ne nuk mund të ndryshojmë ADN-në tonë. Dilema ime ma qenë që ajo është naive. Ao është tunduar. Njerëzit janë gjej shesh, bëj përshesh. Unë jam më i rrahur me këto gjëra. Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo”-tha Sabiani.

Sa i përket Kristit dhe Keisit, ata janë parë pak më të distancuar gjatë darkës me të gjithë banorët, ndërsa kanë pasur edhe një takim “fshehurazi” Sabianit.

Author: morevesh