VIDEO/ E pabesueshme në “Anfield”! Liverpuli masakron 7-0 Mançester Junajtid në klasiken e futbollit anglez

Liverpul-Mançester Junajtid pritej të ishte një ndeshje e paharrueshme mes dy skuadrave të cilat kanë rivalizuar gjithmonë në një përballje klasike të futbollit anglez. E paharrueshme ka qenë me të vërtetë, për një rezultat të jashtëzakonshëm të të kuqve përballë skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag.




Ndonëse “djajtë e kuq” vinin në këtë ndeshje si skuadra e tretë në renditjen e kampionatit anglez dhe me një ecuri mjaft të mirë nën drejtimin e holandezit, ata janë shpërbërë në ”Anfield”. Liverpuli dominoi dhe ia doli që të mbyllte fraksionin e parë të lojës në avantazh me golin e Gakpo.

Më pas, në pjesën e dytë, nisi “masakra” e mirëfilltë, pasi menjëherë erdhën golat e vendasve të cilët ndëshkuan gabimet e njëpasnjëshme të mbrojtësve miq që i dhuruan raste të pastra para De Geas. Kështu Gakpo plotësoi dygolëshin, ashtu siç bënë edhe Nunjez e Salah, ndërsa në fund edhe Firmino i vendosi vulën e tij ndeshjes me golin e 7-0 ndaj rivalëve historikë, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1916.

 

 

Author: morevesh