(Video) Momenti i shpërthimit jashtë ambienteve të OSHEE në Bushat

VAU I DEJËS– ABC News ka siguruar momentin e shpërthimit në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Bushat të Vaut të Dejës.

Nga pamjet, shihet momenti kur shpërthen automjeti, i cili ishte i parkuar në oborrin e zyrave të OSHEE. Policia në njoftimin zyrtar bëri të ditur se janë dëmtuar dy automjete, por pa pasoja në jetë njerëzish. Gazetari Simon Shkreli raporton se nga shpërthimi është dëmtuar edhe një biznes në zonë. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.



 

Author: morevesh