Sabiani bëhet banori më i ri i shtëpisë së BB/ Këngëtari habit me veprimin e tij ndaj Kristit

Hyrja e Sabianit në Big Brother Vip Albania ka trazuar jo pak ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.



Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristi Aliajt. Kujtojmë se Sabiani ka qenë skeptik për këtë lidhje, për të cilën ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Edhe gjatë hyrjes në shtëpi, Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të sepse nuk i kishte zbatuar porositë e tij.

“Ma ke thyer besimin. Rrëshkite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia”, i tha Sabiani Keis



Mirëpo pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, Luizi ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani.

Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me ovacione nga banorët e tjerë të cilët shpërthyen në të qeshura.



Author: morevesh