Futet në ‘Big Brother’ sonte/ Oltën do e acaroj kurse Luizin dhe Kiarën thuhet se do i fus në sherr

Shtëpisë së “Big Brother VIP” do i bashkohet edhe një tjetër banore. Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin.



Sipas “Zoom.al”, Antoneta do t’i bashkohet formatit televiziv, por nuk dihet ende nëse do të hyjë në shtëpi të shtunën e kësaj jave, apo të martën e ardhshme.

Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive.

Edhe Dj Miss Rose zbuloi se ka marrë ftesën për tu bërë pjesë e Big Brother. Lajmin e bëri të ditur gjatë një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.

Por ajo thotë se akoma nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Miss Rose: Unë e kam marrë ftesën. Jemi në bisedime.



Ka pasur një moment që thashë po, kam shuëm gjëra për të bërë. Po bëhet një rrugëtim që nuk e di nëse do të kem kohë dhe të jetë situata që të tregoj vlera dhe gjëra të mira.

Author: morevesh