Dan Hutra në 2007 ekzekutoi edhe gruan e parë/ Vrau tri gra, plagosi tri të tjera brenda ditës

Dan Hutra, 40 vjec, vrau diten e sotme tri gra dhe plagosi tri te tjera, perfshire edhe ate me te cilen vitin e fundit kishte lindur nje vajze 4 muajshe.




Prezente ne banesen e Elena Hyses, 35 vjece, ku ndodhi krimi diten e sotme ne Paskuqan, ka qene edhe vajza e mitur nderkohe qe babai i saj, Dan Hutra, qelloi me bresheri arme duke lene te vdekura dy gra e duke plagosur dy te tjera.

Autori nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që ndodheshin në banesën e ish bashkëshortes. Sapo ka hyrë ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur motrën e ish gruas dhe të fejuarën e vëllait të saj. Burimet bëjnë me dije se atij i është bllokuar kallashnikovi dhe ka nxjerrë thikën.




Ne te njejtin interval kohe, ai rezulton se ka vrare edhe shtetasen Etleva Kurti, 31 vjece, ne zonen e Kamzes, pasi me vellain e saj, kishte pasur mosmarreveshje ne burg.

Njoftimi i policise: Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.




Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Author: morevesh