Dalin pamje të reja nga aksidenti me autobusin në Tiranë/ Mori përpara makinat dhe shkaktoi 9 të plagosur

Një tjetër video tregon momentin e aksidentit të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një autobus linjës së Unazës, është përplasur me disa automjete duke lënë të plagosur 9 persona.



Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë video duket që autobusi ka përplasur fillimisht një “Audi” dhe më pas ka marrë përpara disa makina.

Madje për mrekulli ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar.

Nga sa duket në video, autobusi ka qënë duke ecur në korsinë e mjeteve të transportit publik dhe në një moment ai nis të godasë makinat e tjera duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Mbetet që shkaqet e vërteta t’i zbardhi ekspertiza.



 

 

Author: morevesh