(Video) “Ka gjëra tek ti që nuk më pëlqejnë”/ Luizi ia thotë troç Kiarës

Në një bisedë vetëm për vetëm me njëri-tjetrin, Luizi i ka shprehur Kiarës se ka disa gjëra që lidhen me karakterin e saj të cilat nuk i pëlqejnë.



“Ka dy-tre gjëra që unë nuk i pranoj tek ti, që i ke . Që nuk i duroj. Nuk i duroj se më krijojnë problem mua në atë që dua të krijoj me ty. Janë gjëra qesharake, por që ti i bën shpesh pa vetëdije. Nuk është se është ves, se ti i bën pa vetëdije,”-u shpreh Luizi.

Mirëpo ndonëse Kiara këmbënguli që ta merrte vesh cilat ishin këto gjëra që e bezdisnin Luizin tek ajo, ai sërish nuk ia tha.

“Nuk do t’i them. Janë gjëra që do ti bisedoj kur të jem veç me ty. Jam i bindur se nuk do të mërzitesh as ti as unë. Jam i bindur gjithashtu që ke për t’i kuptuar dhe për t’i pranuar. Jemi burrë e grua në shtëpi duke folur dhe unë t’i them, kjo, kjo, kjo. Mundesh t’i ndryshosh? Mundesh në rregull, nuk mundesh unë të pranoj prap,”-shtoi Luizi.



.

 

Author: morevesh