“Do ia dëgjojmë krismën”, çfarë paralajmëron Artan Hoxha: Nuk mbaj përgjegjësi

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto në Facebook me gazetarin e Financial Times, Marton Dunai, ku si duket i ka dhënë një intervistë për fushën që ai mbulon, atë të krimit.




Pa zbuluar se për çfarë teme konkretisht kanë folur, Hoxha shkruan se artikulli që do të publikohet do i dëgjohet “krisma” shumë shpejt, ndërsa për deklaratat e bëra nga ana e tij thotë me shaka se nuk mban asnjë përgjegjësi pasi ka pirë “xhin” Skrapari.

“Kur te lene pushim nga “punet e veshtira” keta te “brendshmit”, te gjejne “pune te lehta” keta te “jashtmit”🤣🤣🤣
Me gazetarin e prestigjiozes
FINANCIAL TIMES, Marton Dunai,…
per ca gjera kazani, “meselera me xhixhilera”, qe do ja degjojme krismen nga barku i javes…
Ky shejtan, mbante shenim çdo gje me birre te madhe perpara, une me “raki dellinje”(xhin Skrapari) si shoku Nano ne vaktit, nuk mbaj pergjegjesi se çfare kam thene🤣🤣🤣”, shkruan Hoxha.

Author: morevesh