Nga Altin Goxhaj
Një analizë që duket sikur s’e kam bërë unë (arsyeja pse po e shkruaj e keni në paragrafin e fundit)
Në vend që të shijonin rehatinë, vakancën dhe lumturinë e dhuruar elektorale nga PD, si Veremlija i Bashkisë si EndriFugsi i Kryeministrisë, i ka zënë një hall i ri i çuditshëm këto 3 javë! Nuk është thjesht xhelozi por shqetësim serioz politik!
“MASHKULLI ALFA”
Në një periudhë dëshpërimi dhe rrënimi, në gjirizet e një show mjeran, lindi një personazh kontravers televiziv “Luizi nga Shkodra që e do gjithë Shqipëria” që përllogaritet në rrjetet sociale si më i kuotuari në pëlqyeshmërinë publike në 32 vjet histori televizive!
Një IT kishte nxjerrë mbi 1 miliardë shikime (në një popullsi diku tek 2.3 milionë banorë), 2 javë më parë mbi personazhin në fjalë! Rekord i panjohur deri më sot!
Personazhi në fjalë, aktor i lindur për të luajtur këtë lloj teatri duke thyer dhe tejkaluar skemat mediokre (“në dukje të sofistikuara”) të produksionit, e shfrytëzoi platformën televizive për tu shfaqur me sukses si MASHKULLI ALFA (sipas përkufizimeve të Andrew Tate).
Mjafton të futesh në rrjetet sociale dhe hashtagu #meluizin thyen çdo rekord komentesh pozitive dhe pëlqyeshmërie, pavarësisht ngjyrave politike, demografike, shtresore, gjinore apo moshore!
Arsyeja e pëlqyeshmërisë lidhet me aftësinë e personazhit për të projektuar në sytë e opinionit publik “MASHKULLIN ALFA” (siç do ta përshkruante Andrew Tate) dhe në një kohë kur çdo personazh mediatik partiak, është mishërimi i neverisë dhe përçmimit publik, #MeLuizin është kthyer në një kompensim i dëshpëruar pëlqimi madje dhe adhurimi.
RILINDJA SHQETËSOHET DHE DREJTON TYTAT NGA BB:
Por pagjumësia e re e Veremlisë dhe Endrifugsit lidhet me pozicionimin e personazhit për aq sa mund të konsiderohet politikisht si “opozitar”, “kritik i regjimit”, “berishist”, por edhe “konservator” karshi çështjeve sensitive mbi denxherizimin liberal dhe axhendat kundër familjes (i cili pas reagimit të produksionit “i lëmoi” qëndrimet e forta pa mohuar asgjë nga pozitat e tij fillestare karshi familjes).
Mero Gëlbazat e Veremlisë dhe EndriFugsit, 3 javë më parë, u shqetësuan dhe nisën pa sukses një përpjekje influencimi mediatik për ta zhbërë të paktën si “influencer politik”! S’ja dolën as ta nisnin dhe le më ta bitisnin. Ndaj provuan një skemë tjetër.
“NJË MI I NGORDHUR KATAPULTOHET NGA JASHTË PËR TË PËRHAPUR KOLERËN BRENDA” e quajta 2 javë më parë:
Njerëzit e Veremlisë futën brenda “burgut të show-t” një zagar sulmi për ti gërvishtur nervin për ta nxjerrë jashtë kontrollit duke u përpjekur ta baltosnin për vese dhe histori të shkuara si e si për ta zhbërë së paku politikisht!
Luizi përkatës e nuhati dhe e neturalizoi hap pas hapi zagarin duke e nxjerrë para opinionit publik ashtu siç ishte si “qen i zgjebosur”!
Ndërkohë që Produksioni kishte planifikuar për arsye komerciale të show-t “t’a ndante Luizin forcërisht nga nusja” (duke ja nxjerrë jashtë Kiarën) për të krijuar vorbull brenda “burgut” për të rritur audiencën në momentin që Luizi kishte rënë “në rehati martesore”. Sps asnjëherë Big Brother nuk ka prodhuar kaq shumë para, dhe për më tepër për shkak të një Personazhi të vetëm!
Zagari i sulmit i Veremlisë, merr urdhër të dalë vetë nga loja për shkak se interesi dhe simpatia publike do të rritej tej mase në favor të Luizit “të ndarë forcërisht” për shkak të një komunikimi të paktën 8orësh nga muret e burgut të ekranit me “gruan e shkëputur forcërisht” dhe kjo do bënte që ai tu drejtohej me dashuri i përmallur, duke folur para kamerave, 1 milionë “Kiarave” live çdo ditë duke e rritur tej mase pëlqyeshmërinë ndaj tij.
Ishte e sigurtë që Luizi do të 2fishonte interesin dhe pëlqyeshmërinë dhe qëllimi i futjes së zagarit të sulmit do dështonte duke prodhuar efekt të kundërt! Ndaj zagari mori urdhër të dilte vetë duke i dhënë kohë produksionit bashkiak dhe kryeministror të kërkojnë të provojnë ndonjë skemë tjetër kundër personazhit kryesor të dalë jashtë kontrollit në Teatrin në fjalë!
RILINDJA NIS KËTË JAVË NJË FUSHATË FAJËSIMI NDAJ OPINIONIT PUBLIK QË KANË KAQ VJET QË E USHQEJNË ME PLEHRA!
Pas këtij dështimi, këtë javë ka filluar një fushatë në mediat e Rilindjes për të goditur personazhin si “mashtrues”, “dështak”, “parazit”, “ordiner”, “arrogant”, “shembull i keq”, etj!
ÇFARË THOTË MANUALI I KONTROLLIT TË OPINIONIT PUBLIK:
1. Në fillim do injorojmë, mohomojmë ekzistencën e PROBLEMIT
2. Nëse nuk mbulohet, do ta tallim!
3. Nëse nuk ngjit e tallura do ta sulmojnë për ta deligjitimuar duke e bërë pis.
4. Nëse nuk ja dalim dot, do të fajësojmë publikun që të ndihet fajtor.
5. Nëse dështojmë me të gjitha do të mundohemi të korruptojmë Problemin e dalë jashtë kontrollit!
ÇFARË PRITET NË DITËT DHE JAVËT NË VIJIM?
Në javët në vazhdim do habiteni për helmin dhe baltën që do hidhet ndaj këtij personazhi me regji të Endri Fugës!
PO PSE E GJITHA KJO?
Sepse Vermelija i Bashkisë dhe Endri Fugsi janë shqetësuar nga krijimi i një superinfluencuesi të pakontrollueshëm në kohë elektorale që ndonjë rrethanë dhe skemë e çuditshme mund ta prodhojë si një “terminator” që mund të prishë skemat e kontrollit dhe investimin shumëvjeçar! Si?! Lëshojeni pak fantazinë se mund ta kuptoni!
PSE PO FLAS PËR KËTË TEMË TË HUAJ PËR MUA?
Sepse besoj se ja vlen ky projeksion për të kuptuar skemat e kontrollit të pushtetit në këtë kohë dëshpërimi dhe rrënimi për të kuptuar se sa të dobta dhe të brishta janë fijet që e mbajnë gjallë sistemin dhe efektin që ka e papritura për të cilat mungojnë manualet e parandalimit 🙂
Ç’NE UNË QË PO BËJ DUART PIS NË KËTO GJIRIZE ME BB?
Sepse kjo zonë ordinere është goxha e populluar ku e ku më shumë se sa zhuli dhe vulgu i politikës së prime time-t televiziv për shkak të nevojës së “arratisjes emiocionale publike nga dëshpërimi dhe rrënimi”.
Ç’NE UNË QË PO BËJ KOMPETENTIN?
Unë s’e kam ndjekur asnjë ditë apo natë asnjëherë absolutisht asgjë nga ky show mjeran, por më ka mjaftuar vlerësimi bashkëbisedues analitik i disa studiuesve të marketingut (që e kanë ndjekur me vonesë për shkak të fenomenit të audiencës së frikshme që ka prodhuar personazhi që po shqyrtoj)!
Për mua analiza e tyre është krejt e besueshme për mua në vërtetësinë e shpjegimeve të tyre ndaj dhe guxoj të bëj “kompetentin”!
Ç’MENDIM KAM UNË PËR LUIZIN?
As ja kam idenë kush është por po bëhem shumë kurioz për të veç për shkak të panikut që ka kapur Veremlinë dhe EndriFugsin! Ja vlen gjithmonë të pyesësh veten në errësirë, “se çfarë halli kanë bishat që po kuisin dhe klithin me nervozizëm?! Mos kanë rënë në ndonjë grackë?!” Këto momente ja vlejnë të analizohen…