Astrologu shuan kureshtjen/ A do të zgjasin romancat e BBV-së edhe jashtë shtëpisë?

Ndërtimi i raporteve dashurore në reality show si “Big Brother”, përpos pëlqimit dhe përkrahjes së publikut, shoqërohet edhe me hije dyshimi. Sa të vërteta janë këto lidhje, sa të qëndrueshme dhe afatgjata?




Romancat nuk kanë munguar as në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”, mes dyshes së shumëpërfolur Kiara-Luiz dhe asaj Kejsi-Kristi, që po përjeton shkëndijat e para. Lidhur me jetëgjatësinë e këtyre marrëdhënieve, së fundmi ka folur astrologu Jorgo Pulla.

Sipas tij, dyshja Kiara-Luiz ushqen shumë dashuri, ndaj lidhja do vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

“Në komunikimin që kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, marrim Kiarën, ajo jep 30% nga ajo që kupton. Kupton shumë në brendësi, por nuk e shfaq. Kurse Luizi nga ana tjeter është më familjar, në komunikimin që kanë, Luizi e ka përballë Kiarën. Në rast tjetër është më perfektja në shoqëri dhe në dashuri. Po, janë bërë për njëri-tjetrin. Kiara në moment të fundit e ka vendosur që të futet atje,”- shprehet astrologu.




Nga ana tjetër, Pulla nuk është i të njëjtit mendim për Kejsin (Luan) dhe Kristin (Virgjëresha). Sipas tij, çifti shkon më shumë në mënyrë shoqërore dhe për arsye pune, biznesi.

“Janë pozitivë, por në anën shoqërore dhe mund të bëjnë biznes shumë të mirë me njëri-tjetrin. Edhe martesa është kontratë. Kërkojnë pak punë më teper, se Virgjëresha ka vetëkontroll, Luani është i drejtëpërsëdrejtë, e po u nxeh ikën natën,”- shpjegon ai.

Author: morevesh