(VIDEO) Diola dhe Xhonatan takohen pas përfundimit të ‘BBV’, ja çfarë kanë planifikuar të bëjnë bashkë

Diola Dosti dhe Xhonatan Isufi, ishin dy personat të cilët u përfolën se kishin një kimi mes tyre e pse jo, mund të krijonin një romancë. Mirëpo, brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ asnjëri nuk bëri një hap para, duke lënë marrëdhënien e tyre thjesht miqësore.

Mirëpo, duket se pas përvojës në Big Brother, dy ish-konkurrentët do njihen edhe më shumë. Këtë e bënë të ditur  në ‘Ftesë në 5’, teksa u shprehën se do të bëjnë edhe një fluturim me parashutë së bashku.




‘Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë. ’- tha Xhonatani, i cili shtoi se edhe do shkëmbenin numrat e telefonit.

Aludimet për një romancë mes tyre nisi pasi “Vëllai i Madh” caktoi për të dy që të bënin një kërcim, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine. Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.

Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.

“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”– u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”.

Author: morevesh