(Video) Momente tmerri në Turqi/ Njerëz duke bërtitur dhe copa betoni që shkëputen nga pallatet

Pas dy lëkundjeve të forta të regjistruara në zonën e Hatajit në Turqi në rrjet po bëjnë xhiro pamjet nga momenti kur ranë tërmetet.



Në videot e publikuara mëposhtë shihni se si njerëzit të tmerruar vrapojnë për të dalë nga ndërtesat.

Nga pamjet duket se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm, pasi copa betoni shihen teksa shkëputen nga pallatet.

Më herët kryetari i Bashkisë së Hatajit Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se nga informacionet paraprake mësohet se ka njerëz të mbetur nën rrënoja si pasojë e lëkundjeve të fundit.

Gjithashtu ai tha se një numër i konsiderueshëm banesash kanë mbetur të shkatërruara.



Kujtojmë se mbrëmjen e sotme rreth orës 20:04 Turqia në kufi me Sirinë u godit nga dy tërmete të forta.

Sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare u bë me dije se dy tërmete të njëpanjëshme goditën vendin, ku i pari ishte me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Defne të Hatajit, ndërsa tjetri ishte 5.8 ballë epiqendra e të cilit ishte në lagjen Samandag të Hatajit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë në një thellësi prej 16.7 kilometrash.



https://twitter.com/anadoluagency/status/1627746155634528257?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627746155634528257%7Ctwgr%5Ea69c894a25c3971101952c7317a799bace26ec2e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Fvideo-njerez-duke-bertitur-dhe-copa-betoni-qe-shkeputen-nga-pallatet-momente-tmerri-ne-turqi-pamje-nga-termeti%2F

 

Author: morevesh