Debat i fortë mes Valbonës dhe Ermionës: Më kërko ndjesë/ “Mos më thuaj shqiptare, moj italiane”

Një debat i fortë ka ndodhur mes Valbona Memës dhe Ermiona Lekbellos. Teksa kanë qenë të ftuara në emisionin e Kiarës dhe Luizit, Valbona dhe Ermiona i janë drejtuar njëra-tjetrës me nëj gjuhë shumë të ashpër.



Ermiona i ka vënë në dukje se prej mëngjesit ajo është kapur me të pa asnjë arsye, ndërsa Valbona për ta shmanguar ka kërkuar që të largohet nga emisioni.

Në një moment për të justfiikuar sjelljen e Valbonës ndaj saj, Ermiona ka përdorur fjalën “kjo është shqiptarja”.

Kaq ka mjaftuar që Valbona të humbasë kontrollin, duke i kërkuar që të tërheqë mbrapsh atë që tha dhe të kërkojë ndjesë, pasi është shumë krenare që është shqiptare, duke nënkuptuar se Ermiona e përdori këtë term në mënyrë negative.

Debati mes Valbonës dhe Ermionës



Ermiona: Jemi në një lojë mos ngacmo njerëzit kot. Kjo është shqiptarja, që vjen këtu e thotë të largohem.

Valbona: Mos më trego mua shqiptaren ti moj italiane. E kam për nder që jam shqiptare. Mos më trego kombësinë. Mua mos më thuaj mua o shqiptare, tërhiqe mbrapsh dhe kërko ndjesë.

Author: morevesh