Familja Al Thani po përgatitet të marrë në dorë një tjetër klub më të mirë në futbollin evropian. Pas PSG-së, një tjetër anëtar i familjes në pushtet të Katarit ka bërë një ofertë monstruoze për të blerë Manchester United nga Glazers. Jassim Bin Hamad Al Thani ka vënë gjashtë miliardë euro në pjatë për të marrë kontrollin total të “Djajve të Kuq”.
Por kush është Jassim Bin Hamad Al Thani? Nipi i Tamim Bin Hamad Al Thani, emir i Katarit dhe pronar i PSG-së. Bankiari që synon të blejë klubin anglez është djali i ish-kryeministrit të Katarit Hamad Bin Jassim Bin Jaber Al Thani. Gjithashtu ka lidhje edhe me pronarin e Manchester City, i cili është kushuriri i xhaxhait të tij. Jassim Al Thani është kryetari i një prej bankave më të mëdha në Katar, “Qatar Islamic Bank”.
Për omentin, nuk është e qartë se sa është pasuria personale e tij, por ai është sigurisht një nga sipërmarrësit më të shquar të Katarit. Djali i një prej figurave më të fuqishme në vend në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, bankieri që dëshiron të blejë United është një ekzekutiv i nivelit të lartë me burime pothuajse të pakufizuara dhe me ambicie të mëdha.
Banka e së cilës ai është president është në fakt institucioni më i madh islamik në vend me zyra në Liban, Mbretërinë e Bashkuar dhe Sudan. Një profil i lartë, një pjesë integrale e familjes në pushtet të Katarit me akses në kapital shumë të rëndësishëm dhe i rritur në luks.
Firma “INEOS” e Sir Jim Ratcliffe ka paraqitur një ofertë për të blerë Manchester United. Kjo vjen pasi kryetari i Bankës Islamike të Katarit (QIB) konfirmoi se kishte vërë ofertën e tij për klubin.