“Më vjen keq vetëm për ty”/ Çfarë ndodhi në BBV? Ermiona nuk përmbahet ndaj Oltës: Pse është kaq false

Pas humbjes së grupit të Luiz Ejllit, në shtëpinë e “Big Brother VIP2” erdhi një zarf i kuq për Olta Gixharin. Grupi që fitonte sfidën e litarit, do kishte një avantazh, i cili do bëhet me dije në spektaklin e së shtunës.




Shkaktarja për humbjen e këngëtarit të njohur, ishte Ermiona Lekbello, e cila u shkëput pa dashur nga litari.

Kjo e fundit tha se i vjen shumë keq që i dha “fuqi” Oltës, pasi banorët aludojnë se në zarfin e kuq, do jetë një mundësi për të dërguar tre banorë në nominim.

Ermiona i kërkoi falje Luizit, për të vetmin fakt që fitoi Olta, duke e ditur sesi ata të dy e kanë marrëdhënien në lojë.

Ajo tha se nuk i interesojnë fare banorët e tjerë, ndërsa përsëriti faktin se nuk e kuptoi se kur filloi loja.

Author: morevesh