“Sfida me litar”, Ermiona i bën gjëmën Luizit

“Big Brother Vip” është një lojë ku nuk mungojnë lojërat dhe sfidat nga më të ndryshmet çdo ditë.

“Vëllai i Madh” u dha një tjetër detyrë banorëve. Ata duhet të ndaheshin në dy grupe dhe të qëndronin të lidhur me litarë të gjithë së bashku.




Grupet u kryesuan nga Olta dhe Luizi, mirëpo këtij të fundit ia prishi të gjithë lojën një nga pjesëtaret e grupit të tij, pikërisht banorja e re Ermiona.

Ajo e hoqi litarin, duke u skualifikuar së bashku me grupin nga loja. Kjo gjë e nevrikosi shumë Luizin dhe gëzoi Oltën e cila do të ketë një “shpërblim” për këtë të shtunën.

Ejlli e përjetoi shumë këtë veprim të Ermionës aq sa u dëgjua t’i fliste shumë ashpër banores së re. Ai i frikësohet faktit që Oltës mund t’i jepet mundësia të nominojë dhe do ta vendosë atë përballë Maestros dhe Kiarës.

“Olta të shtunën ka të drejtë të çojë në nominim kë të do ajo dhe çon në nominim Maestron, Luizin dhe Kiarën. Dhe për çka se do ta lirosh rripin ti. Dhe për këtë ta tregoj ty. Të ndodhi kjo dhe shihe ti”, i tha Luizi, Ermionës.

“Nuk e kuptova. Dhe të çon në nominim. Po kush të heq ty o Luiz. Nuk e heq njëri Luizin,”-u shpreh Ermiona nga ana tjetër.

 

Author: morevesh