Kahn ironizon Mesin me shokë: Ishte Shën Valentini më special…/ Fitorja e Bajernit ndaj PSG-së

PSG-Bajern Mynih u vlerësua nga shumëkush në petkun e një finaleje të parakohshme, aq sa të shkonin deri në atë pikë që të pohonin se kush e kalon “përplasjen” do të jetë pretendent kryesorë në triumfin final, atë të kurorëzimit.



Por fusha nuk e prezantoi kaq elitare lojën nga të dyja kampet. Vendësit në pozitën e pritësit, ndërsa bavarezët me sferën nën këmbë për pjesën më të madhe dhe shpërdorim mundësish të pafundme. Gjithsesi, Oliver Kahn ka dashur ta shijojë ditën speciale të 14 shkurtit, e cila simbolizon dashurinë, e ku për koincidencë lidhej edhe me zhvillimin e takimit ndaj Parisit.

“Nuk jam kënaqur kurrë më shumë në festën e Shën Valentinit se në këtë vit. Aq më tepër pranë Parisit të bukur, i cili e identifikon më së mirë dashurinë”, mesazhi i Oliver Kahn në rrjetin social “Twitter”. Vlen të theksohet se kampionët në fuqi të ligës vendëse nuk do ta mbyllin herët festën e fitores në transfertë, pasi ata iu rikthyen traditës së vjetër, organizimit të banketeve, kjo edhe si pasojë e penalizimit për një periudhë 3-vjeçare nga efektet e COVID-19.



Fjalët e shefit të Bajernit do të merrnin tone më zyrtare në prononcimin për shtyp pas suksesit: “Duhet të buzëqeshim dhe të kënaqemi për punën e kryer, ndërsa në vazhdim stërvitja intensive fillon sërish. Kemi marrë rezultatin e dëshiruar, ndonëse nuk është përcaktues në kalimin e fazës çerekfinale. Në Mynih pres shfaqje akoma më të mirë nga djemtë, aq më tepër përpara tifozërisë sonë. Fokusi nuk duhet të mungojë as në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë”, përfundoi ish-portieri legjendar i Bajernit dhe përfaqësueses gjermane. Rekordmenët vendës kanë nisur cikël të vështirë ndeshjesh, pas Parisit radhën e ka transferta në M’Gladbah dhe më pas pritja në tempullin legjendar të “Allianz Arena” të ekipit ndjekës, Unionit, me vetëm 1 pikë distancë.

Author: morevesh