(Video) Olta: Nitën e fryn Bledi!/ Vajzat bisedojnë

Nita është një nga banorët që ka dalë në nominim këtë javë dhe rrezikon të dalë nga shtëpia e Big Brother të shtunën.




Ndryshe nga pjesa më e madhe e banorëve, Nita është shumë e qetë dhe thuajse pasive në shtëpi. Në shumë raste të rralla përfshihet në diskutime dhe e vetmja banore me të cilën ajo shoqërohet është Diola.

Ndërsa me të tjerët rri shumë pak. Në një situatë të tillë, kur ajo ka qenë gjithë kohën pasive, dalja në nominim e ka aktivizuar atë ditët e fundit, në mënyrë që të zgjasë sa më shumë qëndrimin brenda në shtëpi.




Pikërisht kjo sjellje i ka bërë përshtyje Oltës. Duke biseduar me Kiarën dhe Deamishel, Olta tha se Nita erdhi dhe i kërkoi llogari për diçka që ajo nuk ishte fare e përfshirë.

Sipas saj, ajo këtë gjë e bën vetëm sepse ndjen frikën e nominimit, ndërsa shtoi se Nitën e “fryn” Bledi.



 

Author: morevesh