Turqi, infermierja që shpëtoi pacientët e vegjël gjatë tërmetit

Intensiteti i lëkundjeve të tërmetit me magnitudë 7.7, i cili goditi Turqinë është pasqyruar edhe në kamerat e sigurisë të një spitali turk.



Şeyma Alakuş, një infermiere që punonte në një pediatri, nxitoi nëpër korridoret e spitalit për të shpëtuar pacientët e saj të vegjël gjatë tërmetit.

Ajo la pacientët që kishte evakuuar nga ndërtesa dhe hyri sërish brenda spitalit për të marrë të tjerë. Për një media turke, infermierja ka rrëfyer se çfarë e shtyu të bënte këtë akt heroik?

“Edhe familja ime ishte në Gaziantep, por nuk munda të bëja një telefonatë. Nuk e dija si ishte familja ime, por u përpoqa të kryeja detyrën time. Ndërgjegjja ime është shumë e rëndësishme. Nëse do t’u ndodhte diçka pacientëve të mi, nuk mund të jetoja me ndërgjegje të vrarë.”



Tërmeti në Turqi është fatkeqësia e gjashtë natyrore më vdekjeprurëse këtë shekull, pas tërmetit të vitit 2005 që vrau të paktën 73,000 në Pakistan.

 

Author: morevesh