Emocionet e Kiarës mbrëmë nga kënga e Luizit, i ndjeu edhe Klea Huta

Klea Huta e ka ndjerë dyfish këngën ‘Me ty’, dedikimin e Luiz Ejllit për Kiara Titon. Moderatorja, ka ndarë në ‘instastory’ video nga momenti kur Luizi i këndon Kiarës këngën që i kushtoi për ‘Shën Valentin’.




Ky moment e ka emocionuar shumë pasi muzika mban emrin e Elgit Dodës, partnerit të saj por nuk ishte arsyeja e vetme. Klea bën të ditur se kënga i kushtohet mikës së saj, Kiarës, dhe njeriut të zemrës, Luizit.

‘Isha e emocionuar dyfish, e para se këngën e ka bërë dashuria ime Elgit Doda dhe e dyta sepse i kushtohej mikes time dhe njeriut të saj të zemrës në një reality show, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli.’

Kujtojmë se Luizi ka nisur përgatitjet për këtë këngë prej 1 jave. Ai shkonte shumë shpesh në dhomën e rrëfimit, ku bënte prova e në fund regjistroi këngën, e cila tashmë është kthyer në videoklip. Hiti i Luizit ka kaluar shifrat e 1.7 mln klikimeve në Youtube.

Author: morevesh