(FOTOLAJM) Big Brother VIP Albania ‘MANIA’, fotoja që pasqyron sesi ndiqet PRIME në familjet në Kosovë

‘Big Brother VIP Albania’ ka thyer çdo shikueshmëri, të paktën kështu bën të ditur në çdo nisje të Prime-it, Arbana Osmani. Faktet e pohojnë. Rrugët janë bosh kur në mbrëmje nis show, njerëzit komentojnë në çdo moment banorët e sidomos Luizin e mbi të gjitha shifrat e tregojnë më së miri se sa ndiqen ata.




Por, një foto, e ndarë së fundmi në rrjet, e tregon më së miri ‘maninë’ e shqiptarëve për ‘Big Brother VIP Albania’, e për çudi edhe të shqiptarëve në Kosovë.

Në foton më poshtë, tre familje në Kosovë, janë stacionuar para ekranit duke ndjekur Prime-in e mbrëmjes së kaluar, aty ku Luizi i bëri surprizën emocionuese Kiarës. Shihen qartë ekranet e televizorëve, të stacionuar para Big-ut.

Vlen për t’u theksuar se në Kosovë, në të njëjtën kohë me Big Brother VIP Albania, po transmetohet edhe ai i Kosovës. Fotoja flet vetë se cila ndiqet më shumë.

Author: morevesh