Filmi i dhjetë i sagës “Fast & Furious”, publikohet “trailer”-i plot aksion

Traileri i “Fast X”, filmi i parafundit i sagës “Fast & Furious”, u publikua ditën e premte.




Vin Diesel, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Jason Statham shfaqen në klipin e gjatë pothuajse 4 minuta.

Hyrje e re në sagë është aktori Jason Momoa, ndërsa do të mungojë Dwayne Johnson, pas mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.

Filmi “Fast X” do të shfaqet për herë të parë në maj të vitit 2023.

Author: morevesh