Gjeniu shkodran Kevin Sekniqi ndihmon të prekurit nga tërmeti në Turqi/ 1 milion dollarë!

Shqiptari nga Shkodra, Kevin Sekniqi, i cilësuar nga “Forbes” si një nga 30 personat nën 30 vjeç më të suksesshëm në botën financiare ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.



I riu kontribuoi për t’u ardhur në ndihmë familjeve që tanimë kanë mbetur në qiell të hapur.

Sekniqi u pjesë e listës Forbes, “30 under 30”. Ai është bashkëthemelues i “Ava Labs”. Para se të bashkëthemelonte “Ava Labs”, Kevin ishte kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Cornell duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë. Më herët, i riu ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Microsoft dhe NASA.



“Si bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, Sekniqi luajti një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues dhe AVAX, një kriptomonedhë me një vlerë tregu 4 miliardë dollarë. Në shtator, gjigandi i kapitalit privat KKR tha se do të shënonte një pjesë të Fondit të Rritjes Strategjike të Kujdesit Shëndetësor II në Ortekë, duke u dhënë investitorëve akses në kapitalin privat me një pjesë të kapitalit të kërkuar zakonisht,”- shkroi “Forbes”.

Author: morevesh