“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas mikes së moderatores, Klea Hutës.
E ftuar në “Ftesë në 5”, këngëtarja komentoi lojën që po bën brenda shtëpisë shoqja e saj.
“Kam një dy fjalë kur të dalim. Nuk më tha kur u fut. Bravo për guximin. Ka disa periudha në jetë që zgjedhje të tilla janë të domosdoshme”, tregon artistja.
Me humor, ajo shprehet e mërzitur që Kiara nuk e ftoi në dasmë. “Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thonë u puthën”.
E pyetur nga moderatorja se cili banor ka bërë më pak gabime gjatë qëndrimit në shtëpi, Klea përgjigjet pa hezitim se “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim”, ndërkohë që ka disa kritika për “dhëndrin”.
“Kalon në ofendime dhe për këdo që përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”.
E pyetur për Olta Gixharin, këngëtarja refuzon të japë komentin, duke nënkuptuar se nuk i pëlqen loja e saj.