(Video) Luizi dhe Kiara bëjnë prova për këngën/ Ndajnë momente romantike së bashku

Big Brother Vip ka vendosur që t’i sfidojë banorët me një tjetër lojë, por kësaj radhe janë këngët dhe kërcimi fjalët kyçe të festës. Një spektakël kabare do të organizohet brenda shtëpisë së BBV, ku banorët do të performojnë vetëm dhe në çift, për të përcjellë momente argëtimi në publik.



Luizi dhe Kiara janë bashkë në sfidën e spektaklit kabare dhe kanë përgatitur një këngë. Ata po zhvillojnë provën e këngës në dhomën e grimit, duke e shoqëruar me momente romantike.



Author: morevesh