(Video) “Kur të ikim do të të çoj te varri i babit”/ Premtimi prekës i Luizit për Kiarën

Kryefjala e “Big Brother Vip 2” pa dyshim që është këngëtari Luiz Ejlli. Përveç lojës për çmimin e madh, Luizin në këtë realityshow e “rrëmbyen” edhe ndjenjat për Kiarën të cilat e shtynë që çdo ditë brenda në shtëpi të luftonte për moderatoren, derisa kjo e fundit i dha një mundësi.



Pas fjalëve të bukura, deklaratave të dashurisë dhe kujdesit ndaj saj, së fundmi teksa çifti ishin duke biseduar me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.

Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën tek varri i babait, për t’i prezantuar nusen.



 

Author: morevesh