“I bën provokime, vazhdo me të nëse të pëlqen”/ Kiara xheloze për Keisin, debaton me Luizin

Kiesi është banorja e re që është bërë pjesë e Big Brother Vip, por mesa duket hyrja e saj ka sjellë probleme dhe debate mes çiftit Kiara-Luiz. Kiara është bërë xheloze për Keisin dhe ia ka shprehur këtë emocion Luizit, duke i thënë se nëse dëshiron të merret me Keisin është “i lirë “ të vazhdojë. Ndonëse Luizi e kundërshtoi një gjë të tillë, Kiara tha se ai e provokon atë gjithë kohën, e shikon dhe e vë në siklet.



Luizi i dha fjalën Kiarës se nuk do merret më me të. Teksa ishin shtrirë në një shtrat për të fjetur, Luizi bëri një gjest shumë romantik. Ai hoqi varësen e tij me kryq dhe ia dha Kiarës.

Author: morevesh