(Video) Luizi i përgjigjet ashpër: Ik pusho, se s’ta kam terezinë/ Nisin grricjet e para me Bled Manen

Futja e Bledi Manes ditën e djeshme në Big Brother Vip duket se ka filluar t’i trazojë që në momentet e para ujërat brenda shtëpisë.



Armaldo duket se e ka të sigurtë që Bledi Mane është futur vetëm e vetëm për të sulmuar Luizin.

Dhe për këtë Maestro e ka parlajmëruar këngëtarin.

Që në mëngjes teksa pinin kafen, Bledi Mane po bisedonte me Armaldon lidhur me trafikun në kryeqytet.

Kur dyshes iu bashkua Luizi, Mane gjeti rastin t’i thoshte se sa gërrhiste natën.

“Ej po sa gërrhisje natën ti më plak,” tha Bledi.



“Aman se s’ta kam terezinë që me mëngjes, s’ja kam terezinë vetes e jo më ty, po të duash dil nga dhoma, fli ku të duash,” iu përgjigj Luizi.

Author: morevesh