Bert Aliaj tregon mesazhin e fshehtë që i dha Kristit: Kur lyen thonjtë plako q*a r*pt

Në spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj u vendos përpara sfidës së Kutisë së Pandorës, ku e mira ishte se do të takonte një prej familjarëve të tij, ndërsa e keqja ishte që çoi gjithë banorët e tjerë në nominim.




Familjari që takoi ishte babai i tij, Robert Aliaj, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të afërt ku e shohin njëri-tjetrin si shokë dhe jo si babë e bir.

Por, një pjesë e publikut pretendon se Robert Aliaj i dha të birit disa mesazhe, ku mes tyre është se ti qendronte afër Oltës apo edhe sa i përket lyerjes së thonjëve, duke i kërkuar që ta bënte vazhdimisht këtë gjë.

Por siç duket fjala për lyerjen e thonjëve ka patur dhe një mesazh “të fshehur”. Gjatë një bisede “live” në rrjetet sociale me dy ish-fituesit e BB Anaid Kaloti dhe Jetmirin,

si dhe me gazetaren Dasara Karaiskaj, Robert Aliaj nuk është përmbajtur me fjalorin dhe ka treguar mesazhet që ka dashur të përcjellë ku shprehet:

“Kristit i thash bëj lojën tënde, qëndro ai që je dhe se kur lyejmë thonjtë i q**** r**të. Kaq. Mesazhi i vetëm që i dhash Kristit ishte kur i lyen thonjtë plako q*** r*bt, pra qendro elegant, por nxirr dhe thonjtë.

Author: morevesh