(Fotolajm) Nuk është lejuar/ Kejvina ka kërkuar që të takojë Luizin për t’i kërkuar falje

Pothuajse çdo ditë vijnë drone mbi shtëpinë e Big Brother Vip Albania, por ai i sotmi trazoi ujrat mes banorëve dhe i vuri në mendime, si dhe tërhoqi vëmendje jashtë në publik. Luizit i mbërriti një dron i ardhur nga Kejvina, me të cilën pati një përplasje dhe fizike brenda shtëpisë, ngjarje e cila përjashtoi dhe modelen nga gara.



Droni mbante një fotografi të Kejvinës dhe Luizit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shfaqeshin të dy të kapur për dore dhe mbi të ishte shkrimi: “Ti voglio bene! …e tu lo sai (Të dua dhe ti e di)”. Në lidhje me këtë dron ka patur disa reagime nga motra e Kejvinës, Dorisa Kthella, për shkak së modelja e ka ende Instagramin të mbyllur.

Në një postim sqarues në InstaStory, ajo shprehet se Kejvina ka kërkuar që t’i kërkojë falje personalisht Luizit, duke e takuar, por kjo gjë nuk është lejuar nga produksioni. Kejvina kërkon falje për shpullën ndaj Luizit dhe shprehet se nuk është e tillë, siç ajo që u shfaq atë natë.



“Pas përplasjeve dhe debatit të Kejvinës me Luizin natën e prime-t dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpull, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar. Kejvina disa ditë më parë u ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i çonte një mesazh me dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve u kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë, por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë.” -shkruan në postimin e saj Dorisa Kthella.



 

Author: morevesh