(Video) Luizi puth “me zor” Maestron/ As me Kiarën nuk ka bërë ashtu

Raporti i Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka pasur ulje dhe ngritje. Fillimisht ata kanë pasur një marrëdhënie mjaft të mirë, por herë pas here këngëtari e ngacmon tenorin dhe ky i fundit më pas ‘shpërthen’.



Edhe pse Luizi e ngacmon që ta bëjë sa më aktiv që publiku ta pëlqejë sa më shumë, Maestro herë pas here ofendohet dhe reagon ashpër. Madje në një debat të fundit, Armaldo i tha që mos t’i flasë më fare.

Por sigurisht nuk ka ndodhur ashtu, pasi Ejlli u sqarua me të dhe i tha se asnjëherë nuk e ngacmon që ta ofendojë.

E jo vetëm kaq, pasi ditën e sotme Luizi i ka dhënë një puthje Maestros, që as me Kiara Titon nuk ka bërë ashtu. Maestro ishte i ulur në divan kur këngëtari i shkon nga pas dhe e puth në faqe.



Author: morevesh