Dea Mishel për Luizin: Nuk është burrë/ Olta: Ai do vetëshkatërrohet

Blogerja, Dea Mishel u ndje e kërcënuar mbrëmjen e kaluar nga Luizi, pasi ai foli me tone të ashpra për zgjedhjen e saj, që dërgoi në nominim atë, Kiarën dhe Efin dhe që më pas solli eliminimin e kësaj të fundit.



Teksa bisedonte me aktoren Olta Gixhari dhe Tean, Dea tha se Luizi nuk është bërrë që përdor atë ton me një vajzë.

“Ai nuk është burrë që përdor atë ton zëri me një vajzë. Aq më tepër kur është në një moshë të tillë se po të ishte i vogël justifikohej”-tha Dea Mishel.

Mes të tjerash, Olta dhe Dea komentuan edhe për lojën e Luizit tani që Efi nuk është në shtëpi. Dea tha se atë nuk e sheh aspak pozitiv, që çdo ditë e më shumë do bëhet më pak interesant dhe se ka karakter shumë të dobët.



Olta nga ana tjetër, u shpreh se ai pa Kiarën do bëhet shumë agresiv dhe do vetë-shkatërrohet.

Author: morevesh