Kush është llumi dhe kush e fiton spektaklin?/ Ronaldo sheh filxhanin e kafes për Big Brother

Ronaldos iu dha një filxhan që ta lexonte, dhe tregoi se BigBrother Vip 2 e fiton Luizi. I pyetur se si e sheh Oltën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai tha se e sheh llum.



Për dyshen Amos dhe Dea Mishel, gazetari refuzoi që ta shihte filxhanin. Ndërsa në lidhje me Kiarën dhe dashurinë me Luizin, ai tha se ajo ka filluar të ndjejë.

“Si me shaka dhe me të qeshur, mendoj se Kiara po ndjen vërtetë për Luizin” , u shpreh Ronaldo.

Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të tij dhe se ka tentuar dy herë që të vrasë veten.



Ai tha se në periudhën e pubertetit, kur edhe u bullizua më shumë, as mësuesit nuk i kishte në krah të tij.

Author: morevesh