(Video) Kiara debaton me Amosin/ “Je xheloz që nuk ishe në pozicionin tonë”

Përveç Luizit, edhe Kiara debatoi ashpër me Amosin. Moderatorja i tha Amosit se është njeri fallco dhe se kur banorët i thanë javën e kaluar që ai ka rënë në qetësi dhe nuk është aktivizuar fare në debate, ai menjëherë të nesermen, “ u zgjua”.



Amos e kundërshtoi mendimin e Kiarës, duke thënë që një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea nuk morën pjesë në “dasmën” e saj dhe të Luizit.

Kiara u shpreh se Amos dhe Dea janë xhelozë, për faktin që ata nuk ishin në pozicionin e tyre.




Author: morevesh