Video/ I riu nga Kukësi i vë flakën Benz-it luksoz

Një i ri shqiptar ka bërë një veprim të pazakontë sëfundmi dhe video e tij është bërë virale në rrjetet sociale.



Ai shfaqet duke spërkatur me benzinë një automjet luksoz, Mercedes Benz GLE të vitit 2022.

Më pas i vë flakën fuoristradës, që duket në gjendje perfekte.

Nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë të riun të kryejë këtë veprim ndaj një automjeti që kushton shumë para.



Rreth tij dëgjohen miqtë që filmojnë dhe brohorasin. Në bazë të filmimeve kuptohet që ngjarja ka ndodhur në Kukës.

Author: morevesh