Fjalët e para si lojtar i Bayernit, Cancelo: Të luash për këtë klub është një motivim i madh

Joao Cancelo është një lojtar i ri i Bayern Munich. Lojtari portugez është prezantuar pak çaste më parë zyrtarisht nga klubi, ku gjithashtu ai ka thënë edhe fjalët e tij të para si bavarez.




“Bayern është një klub i madh, një nga më të mirët në botë dhe është një motivim i madh për mua që të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm.

E di që kjo skuadër jeton vetëm për të fituar tituj dhe e bën këtë gjë çdo vit. Jam i uritur për fitore, do të jap gjithçka”, është shprehur Cancelo.

Author: morevesh