(Video) “Nuk më pëlqejnë disa gjëra, por nuk t’i them dot…”/ Olta dhe Kristi flasin me kode

Në darkën pas spektaklit, Olta dhe Kristi nisën të flisnin me kode, në mënyrë që biseda e tyre të mos ishte e qartë për banorët e tjerë.



Kristi i tha Oltës se ajo bëri lojë shumë të dobët me Efin dhe se nuk duhet t’i jepte shpresë asaj kur u sqaruan.




.

Sipas Oltës, ajo thjesht doli në një konkluzion se Efi nuk ka asgjë personale me të dhe se e folura e saj në atë mënyrë, është thjesht për lojë.



Olta i tha Kristit se nuk i pëlqejnë disa gjëra që po ndodhin në raport me të, por që për momentin nuk mund të flasë më shumë se kaq.

 

Author: morevesh