Komplimenton për herë të parë Luizin/ Olta ndryshon strategji brenda Big Brother Vip

Dy konkurrentët më “të fortë” të Big Brother Vip siç konsiderohen Olta dhe Luizi njihen për debatet me njëri-tjetrin dhe ndonjëherë edhe në zënka banale që kanë agravuar. Megjithatë ka raste kur të dy lënë anash mosmarrëveshjet dhe bëjnë paqe mes vete duke ngjallur edhe të qeshura tek banorët me humorin e tyre. Së fundmi, Luizi shkoi tek krevati i Kiarës dhe Oltës dhe ndërsa ishte ende errësirë aktorja nuk i ka kursyer komplimentet për këngëtarin.



Olta i tha Luizit se i ngjante me aktorin e famshëm britanik, Tom Hardy-in i konsideruar shpesh si një ndër meshkujt më të bukur në botë.

“Pse më dukesh si Tom Hardy, të betohem je bërë kopje tani në errësirë, do të vijë dita që edhe ditën ashtu do të dukesh, çfarë ka ai më shumë se ti”, i tha Olta-Luizit duke shkaktuar të qeshura.



Ndryshe, kujtojmë që banorët e shtëpisë së famshme të BBVA kanë mbajtur një sfidë të radhës duke shfaqur talentet e tyre në fusha të ndryshme si në këndim, vallëzim apo interpretim.

Author: morevesh