931 minuta pa pësuar gol, kush është portieri që po magjeps Premier League?

Nick Pope vazhdon serinë e tij të pamposhtur, duke kaluar 931 minuta mbresëlënëse pa pësuar gol. Dhe ai po e bën këtë si një yll i Newcastle United, me pritje të jashtëzakonshme që po i bëjnë përshtypje të gjithë Anglisë.




Mes tyre, edhe trajneri i portierëve David Preece, i cili e konsideron portierin ndër më të mirët në Evropë, madje duke e krahasuar me Gigi Buffon:

“ Nick më kujton portierin e madh të Italisë Buffon në mënyrën se si është aq efikas dhe produktiv me lëvizjet e tij”.

Author: morevesh