(Fotolajm) Ish-arbitri i FIFA-s në Telemedia: Duket superioriteti i tij/ Luizi ka mbështetje dhe nga bota e futbollit

Big Brother VIP” është një ndër programet më të komentuar të momentit, për të cilin diskutohet gjerësisht në rrjete sociale çdo ditë. Ndjekësit janë afeksionuar tashmë me disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa kryefjalë e këtij edicioni të dytë është pa diskutim Luiz Ejlli.



Këngëtari shkodran ka bërë për vete shumë ndjekës të thjeshtë të programit, por jo vetëm. Artistë të ndryshëm shqiptarë kanë dalë hapur në krah të Luizit, teksa së fundmi, këngëtari gëzon mbështetje edhe nga bota e futbollit.

Në një postim të bërë ditën e sotme në faqen ‘Telemedia’, ku ndjekësit ishin të lirë të jepnin mendimin e tyre rreth temës ‘Luizi apo Olta, cili prej tyre mendoni se do të ecë më gjatë në Big Brother’, ra në sy edhe komenti i Astrit Dervishit, ish-gjyqtari ndërkombëtar i futbollit, pjesë e një prej familjeve që ka kontribuar fort në historinë e sportit dhe arsimit shkodran.



Këtu kemi parasysh babain e tij, të mirënjohurin Qazim Dervishi, ish gjyqtarin e parë ndërkombëtar të futbollit në Shqipëri, arsimtarin dhe kontribuesin kryesor në sjelljen e sportit të basketbollit në Shkodër që me të drejtë sot pallati i sportit i këtij qyteti mban emrin e tij, “Qazim Dervishi”.

Në komentin e tij të bërë në faqen ‘Telemedia’, ish-arbitri i FIFA-s flet me superlativa për këngëtarin e njohur, Luiz Ejlli, duke i vendosur epitete të ndryshme. ‘Superioriteti i Luizit eshte evident…Simpatik, fleksibel, i shoqerise, zemerbardhe, jo intrigant, i dashur, i ndjeshem, i dashuruar, inteligjent, diapazon i konsiderueshem dijesh, te ben per vete sidomos me batutat e çastit kur sfidon kundershtarin, ka ndjenja njerzore, di me mire te menaxhoje situaten pa kaluar ne nervozitet, ka shume te dashuruar pas tij jashte, te cilet edhe nese ndryshojne situatat mbeten fanatics”-shkruan ish-arbitri i FIFA-s në postimin e bërë në ‘Telemedia’.



telemedia.al

telemedia.al

Author: morevesh