(Video) Reagimi i Kiarës nuk duhet humbur/ Luizi i doli nudo?!

Vëllai i Madh u ka dhënë si provë javore banorëve të “Big Brother VIP2” që të kujdesen për një bebe. Djemtë duhet të zgjidhnin sipas alfabetit partneret e tyre.



Kur i erdhi radha Luiz Ejllit, ai zgjodhi Kiara Titon. Ata kanë hyrë ditën e sotme në dhomën e izolimit, aty ku ndodhej dhe bebi, të cilën e kanë quajtur Arbana.

Gjatë asaj kohe nuk munguan batutat, bisedat serioze e po ashtu edhe disa momente të bukura ndërmjet tyre.



Në një çast, këngëtari u fut për të bërë një dush në banjën që ndodhej në dhomë dhe kishte harruar mikrofonin. Derisa iu kërkua të merrte mikrofonin, ai i tha moderatores që t’ia sillte meqë kishte hyrë brenda.

Tito u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, që dukej sikur e kishte parë tërësisht të zhveshur Ejlli.



 

Author: morevesh