Ja si e komentojnë banorët e BB VIP2 Einxhel Shkirën/ “Lojtarja më inteligjente në atë shtëpi”

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i ka ndarë banorët në dy grupe dhe u ka dhënë një detyrë. Ata janë vendosur në rolin e opinionistëve dhe kanë komentuar disa klipe të ish-banorëve të “Big Brother VIP1”.



Banorët diskutuan fillimisht për dy finalistët, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshaj, e më pas për banorët e tjerë, ku treguan se çfarë i penalizoi ose çfarë i çoi deri në finale.

Sa i përket fituesit Iliri Shaqiri dhe finalistit Donald Veshaj, pjesa më e madhe e banorëve u shprehën se ka qenë vetë rivaliteti mes tyre që iu ka dhënë vëmendje dhe i ka çuar deri në finalen e madhe.

Ndërkohë banorët u ndalën edhe tek Einxhel Shkira, një nga konkurrentet më të forta dhe më të përfolura të edicionit të parë, e cila theu rekord nominimesh në “Big Brother.”

Secili nga banorët shprehën mendimin e tyre për pyetjen se pse Einxhel nuk arriti të fitonte “Bog Brother Vip.”



Luizi: Einxhel ishte lojtarja më inteligjente në atë shtëpi. Asyeja pse humbi ishte sepse ajo ishte gjithmonë në plan të dytë. Gjiçka çfarë bënte, pra shkonte te zhurma, por zhurma ishte krijuar nga dikush tjetër, përfshihej në debat, por debati kishte ai artistë kryesorë persona të tjerë. E ndjeu afeksionin e Dagz-it, por nuk iu jepte edhe pse filloi ta ndjente. Kur e pa që ai ishte i vendosur, vendosi ta finalizojë.

Olta:. Ajo ka luftuar si një gladiator, ishte një femër e vetme mes dy meshkujve si Donaldi dhe Iliri, që ishin shumë të fortë. Ajo arriti t’i dominonte në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Einxhel ishte lojtarja me argumentin më të fortë, ende nuk e di pse nuk fitoi.

Kiara: Mendoj që e ka penalizuar fakti që hyri pak më vonë. Nëse do të kishte një personazh vajzë që do të ishte fituese, do të ishet Einxhel. I bënte ballë dy djemve të fortë, por nuk kishte konkurrente që kë krijonte një lloj dinamike.



Valbona: Për mua ajo është fituese, sepse ka fituar dashurinë e jetës.

Author: morevesh