(Emri+foto) Kush është shqiptari që ka ngritur “më këmbë” policinë britanike/ Vrasje, mashtrime dhe përdhunime

Policia në Yorkshire e Jugut në Britani është në kërkim të 14 personave me rekorde të theksuara kriminale.



Ata po kërkohen në lidhje me një sërë krimesh të ndryshme nga vrasjet brutale, deri te trafiku i drogës dhe arratisja nga burgu. Por sipas mediave britanike, mes tyre është edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Klevis Xhelaj. Oficerët e policisë në Sheffield kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Ai kërkohet në lidhje me shkeljet e ndjekjes dhe ngacmimit midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Xhelaj përshkruhet si një trup mestar, me flokë kafe të errët dhe tatuazhe në gjoks.



Disa prej personave në kërkim besohet se janë ende në South Yorkshire , ndërsa të tjerët mendohet se kanë ikur në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar ose janë larguar jashtë vendit. Policia ka vite që kërkon disa nga këta persona dhe ka nevojë për ndihmën e publikut.

Shqiptari Klevis Xhelaj besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, West Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

Author: morevesh