Gjergj Luca zbulon rekordin e ri për vitin 2023/ Sekreti i njeriut që tallet me politikën

Është një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale, me dhjetëra e qindra e mbështesin dhe inkurajojnë në punën e tij.



Shumë të tjerë e sulmojnë dhe akuzojnë. Ai është Gjergj Luca, i cili vë në lojë politikanët, investon dhe ironizon kastën politike dhe mediatike të vendit kudo ku ka ndërtuar aktivitetin e tij.

Gjergj Luca është një njeri që ti mund ta shikosh ndryshe.

Nga e qeshura e tij specifike dhe shumë e fortë te nervi në punë, te bashkëpunimi me stafin apo te një sekret, dhjetëra mijëra kilometra që bën çdo vit i vetëm në timon.

Ky është një nga sekretet e Lucës që pakkush e di. Në vitin 2022 ka përshkuar jo pak, por 120 mijë kilometra i vetëm në timon, pra duke drejtuar makinën ai. Nuk mban kurrë shofer dhe gjithmonë ka qejf ta drejtojë vetë mjetin.



Nga Elbasani ku ka dhe qendrën e tij “Fish City” shkon në Sarandë, kthehet në Elbasan, në Vlorë, Durrës dhe tashmë një destinacion i ri nga Elbasani në Maliq.

Gjergj Luca tha për CNA.al se sekretit të tij tashmë do t’i shtojë një rekord të ri. Në vitin 2022 ka pasur rekord 120 mijë kilometra dhe në vitin 2023 do të bëjë jo pak, por 150 mijë kilometra në timon gjithmonë duke e drejtuar vetë mjetin.

Gjergj Luca hyn te njerëzit që ka qejf të përfshihet në debat. Shumë e akuzojnë, diku me të drejtë diku me të padrejtë, merr ngrehina, magazina të shkatërruara dhe i kthen në aktivitete, biznese siç ka ndodhur në Elbasan, Gramsh, Përrenjas dhe së fundi në Maliq.

Shumë e akuzojnë ku i gjen, pse i merr, ka me mijëra të tilla Shqipëria.



Mund të shkojnë shumë t’i marrin dhe të investojnë, por më shumë merren me llafe, ndërsa Luca merret me rekordet në timon për të rritur aktivitetin e tij, për të punësuar njerëz dhe për të bërë personazhin kontravers, duke ironizuar dhe goditur, qeshur me të madhe ndaj politikanëve, kastës së politikës në vend dhe medias.

Ka një çelës të veçantë Luca, është energjia e tij e pashtershme për të ecur përpara.

Author: morevesh